fbpx

SHBA, 85 foshnja të prekura nga COVID-19 në Teksas

Të paktën 85 foshnja në Teksas të SHBA-ve janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarja e Shëndetësisë publike rajonale e Corpus Christi, Annette Rodriguez tha se në mesin e rasteve me COVID-19, gjenden të paktën 85 foshnja të moshës nën 1 vjeç.

 

Ajo nuk informoi se si janë infektuar foshnjat. “Këto foshnja ende nuk i kanë mbushur 1 vjet. Ju lutem na ndihmoni në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje”, u shpreh ajo.

Rodriguez bëri thirrje që mos të udhëtohet nëse nuk është e detyrueshme, respektimin e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës në publik.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se mbajtja e maskës do të parandalojë orën policore.

Deri më tani në Teksas janë infektuar 317.730 persona nga COVID-19 ndërsa 3.865 e kanë humbur jetën.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close