Trump nuk planifikon që ta bëjë të obligueshme bartjen e maskës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk po e shqyrton mundësinë që të obligojë amerikanët që të bartin maska, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit, transmeton REL.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e koronavirusit, ku janë regjistruar 3,6 milionë infektime.

“Jo, duka që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe unë nuk besoj në këtë”, tha Trump për Fox News, kur u pyet nëse bartja e maskave duhet të bëhet obligative në mbarë vendin.

Përgjatë krizës me koronavirus, Trump ka refuzuar që t’iu bëjë thirrje amerikanëve që të bartin maska në publik edhe presidenti vetëm njëherë është parë të ketë bartur maskë, gjatë një ngjarjeje publike.

Megjithatë, më 14 korrik, presidenti u duk se u tërhoq nga ky qëndrim gjatë një interviste dhënë CBS-së, ku ju bëri thirrje njerëzve që të bartin maska me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit dhe potencialisht rastet me fatalitet.

Bartja e maskave është shndërruar në një temë të ndjeshme në SHBA dhe shpesh ka çuar në përplasje dhe konfrontime fizike në dyqane dhe rrugët e qyteteve amerikane.

Ata që avokojnë për bartjen e maskave thonë se është mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa kundërshtarët thonë se bërja obligative e bartjes së maskës shkel të drejtat e njerëzve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë konfirmuar 3,64 milionë raste me koronavirs dhe pothuajse 140 mijë viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button