Bolton: Raporti Trump-Merkel, më i vështiri

Si njërin prej raporteve më të zorshme e ka quajtur ish-këshilltari i Trumpit për Siguri Shtetërore, John Bolton raportin e të parit të SHBA-së me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për revistën gjermane, “Der Spiegel”, Boltoni ka thënë se presidenti i SHBA-së e ka vështirësi të komunikojë me në përgjithësi me lideret.

“Por me Merkelin, është disi e komplikuar – babai i presidentit ishte gjerman, kështu që mund ky të jetë faktor. Por ka pasur edhe arsye politike. Raportet SHBA-BE kanë qenë burim i madh kundërthëniesh midis SHBA-së dhe Gjermanisë. Në këtë mes hyn edhe mbështetja për NATO-n dhe marrëveshja që çdo shtet anëtar do t’i shpenzojë dy për qind të GDP-së për mbrojtje, gjë me të cilën Gjermania ka mbetur prapa”, i ka thënë ai revistës.

Boltoni po ashtu ka thënë se komentatorët politikë si në SHBA, ashtu edhe Evropë, po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta kuptuar Trumpin apo për ta definuar doktrinën Trump. “Mos humbisni kohë! S’ka doktrinë Trump”, ka porositur ai, duke shtuar se presidenti i SHBA-së mund ta marrë një vendim në mëngjes e krejt tjetër pasdite, pasi që në rend të parë është i interesuar në rizgjedhje.

Boltoni po ashtu e ka komentuar fotografinë e famshme, në të cilën Merkeli duket sikur e qorton Trumpin.

“Nuk ishte moment i rehatshëm. Me sa e kujtoj, nuk ishte kancelarja Merkel ajo që fliste me Trumpin në atë çast, mendoj se ishte presidenti Macron. Por, ai është vetëm detaj i së shkuarës. Për mua, dëshmon dy gjëra. Së pari, arsyen se përse nuk më pëlqejnë këto komunikata në takimet e G7-tës dhe G20-tës. Së dyti, në këtë rast, duke e futur Trumpin në qoshe, ai reagoi keq. Jo shumë pasi u shkrep kjo fotografi, Trumpi e tërhoqi përkrahjen për komunikatë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button