Mbi 677.000 persona emigruan në Turqi në vitin 2019

Më shumë se 677.000 persona emigruan në Turqi në vitin 2019, duke shënuar rritje prej 17,2 për qind nga viti i kaluar, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 677.042 persona emigruan në Turqi vitin e kaluar, përfshirë 578.488 shtetas të huaj dhe 98.554 shtetas turq, sipas të dhënave të lëshuara nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Shifrat përbëhet nga 54,4 për qind meshkuj dhe 45,6 për qind femra.

Me 14,5 për qind, irakianët përbëjnë grupin më të madh në mesin e emigrantëve të huaj të Turqisë, ndjekur nga qytetarët e Turkmenistanit me 13,8 për qind.

Afganët, sirianët dhe iranianët përbëjnë përkatësisht 8,2 për qind, 7,5 për qind dhe 7,3 për qind të totalit.

Sipas të dhënave të TurkStat, 13,3 për qind e të gjithë emigrantëve në 2019 ishin në grupmoshën 25-29 vjeç, 12,2 për qind ishin të moshës midis 20-24 vjeç, dhe 11,6 për qind ishin në grupmoshën 30-34.

Rreth 45,3 për qind e emigrantëve erdhën në Stamboll, pasuar nga 9,2 për qind në kryeqytetin Ankara, 6,5 për qind në Antalia, 3,5 për qind në Bursa dhe 2,2 për qind në Izmir.

Në të njëjtën periudhë, 330.228 u larguan nga Turqia për në vendet e huaja, një rritje prej 2 për qind nga viti i kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button