Zaevi prej nesër shkon në pushim, qeveri do të bëjë pas 2 gushtit

Partia LSDM thotë se mandatari dhe kryeministri i ardhshëm i Qeverisë do të jetë Zoran Zaev. Ata sot informuan se bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme do të bëhen pas fesës së 2 Gushtit, ndërkaq deri atëherë lideri i porosisë do të pushojë, njofton Portalb.mk.

“Kryetari Zaev prej nesër do të shfrytëzojë disa ditë nga pushimi vjetor të cilat do t’i kalojë në shtet. Duke e pasur parasysh periudhën e kaluar me krizën e koronës dhe fushatën parazgjedhore, LSDM përkushtohet që këto ditë dhe deri në dhe rreth Ilindenit qytetarët të munden të marrin frymë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilindenit, në pajtueshmëri me afatet ligjore, hyjmë në një proces të definimit të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM”, thuhet në kumtesën partiake.

Sipas rezultateve fillestare që dje i publikoi KSHZ, LSDM ka fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, Levica (E Majta) 2 dhe PDSH 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button