fbpx

Kina e gatshme për misionin e parë në Mars

Kina po përgatitet të nisë misionin e saj të parë në Mars dhe ka përgatitur raketën e transportuesit Long Mars-5 në qendrën e lansimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i parë kinez i eksplorimit në Mars, Tianwen-1, ka për qëllim “të kompletojë orbitën, zbarkimin dhe udhëtimin në një mision si dhe mbledhjen e të dhënave gjatë eksplorimit shkencor në Mars”, tha Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës në një deklaratë për agjencinë Xinhua.

Raketa e katërt Long Mars-5 u transportua sot e shtrirë në Qendrën e Lansimit Hapësinor Wenchang në provincën Hainan në jug të Kinës.

Raketa transportuese Long March-5 është mjeti më i madh i lansimit të Kinës dhe është hera e parë që raketa do të vihet në “përdorim praktik” ndërsa pritet të dërgojë sondën e Marsit në orbitën e transferimit Tokë-Mars.

Më parë, raketa ishte testuar tri herë. Misioni në Mars pritet të nisë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.

Pas injektimit të helikës në raketë do të bëhen disa testime dhe inspektime.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close