KSHZ ia ka dhënë sajtin firmës kompjuterike pa konkurs me negociata të drejtpërdrejta një javë para zgjedhjeve

Procedura për prokurim të softuerit për ueb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në të cilin dje në kohë reale duhej të publikoheshin rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka përfunduar më 8 korrik 2020, kur është refuzuar ankesa e “AjVote”, firma e cila pa probleme e mirëmbante sajtin e KSHZ-së nga viti 2006, përkatësisht nga formimi i KSHZ-së si trup i përhershëm, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Ueb faqja e KSHZ-së pësoi kolaps prej dje në mbrëmje pas mbylljes së vendvotimeve në ora 21:00. Nuk ka rezultate zyrtare, as nuk ka njoftim kur mund të ketë.

Blerja e softuerit është kryer me negociata pa shpallje të konkursit, ndërsa si ofertues më i volitshëm është zgjedhur firma “Duna”. Dy kompanitë kanë qenë të ftuara në negociata nga KSHZ-ja më19 qershor 2020,ndërsa firmat të nesërmen i kanë dërguar ofertat. Vendimi përzgjedhje të “Duna-s” është sjellë më 22 qershor 2020. Ditën e njëjtë, “AjVote” ka parashtruar ankesë, e cila është refuzuar nga Komisioni Shtetëror për ankesa për prokurime publike si e pabazë më 8 korrik 2020.

Për këtë prokurim është shpallur tender më 12 shkurt 2020, kur janë paraqitur të njëjtat dy firma. Më 28 prill 2020, KSHZ e ka zgjedhur “Duna” si ofertuesin më të volitshëm, mirëpo atëherë Komisioni Shtetëror për ankesa për prokurime publike e pranoi ankesën e “AjVote” dhe e anuloi tenderin.

Ndërkohë, KSHZ-ja i uli kriteret për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm.

Kompania “AjVote” dje në mbrëmje, pas rënies së faqes së KSHZ-së në profilin në Fejsbuk ka publikuar që sistemi i tyre “AjVoteDemokra” (iVoteDemokra) i cili është përdorur 15 vite ka kontribuar për avancim të procesit, i cili paraprakisht ka zgjatur me ditë e muaj, me saktësi, me kohë, shpallje të menjëhershme transparente dhe kredibile publike të të dhënave për rezultatet dhe daljen.

“iVoteDemokra ka dosje të përkryer të projekteve të realizuara lidhur me zgjedhjet me mbi 142 milionë votues të përpunuar nëpër tërë botën me referenca, përveç KSHZ-së, në SHBA, Mbretërinë e Madhe, Ekuador, Kirgistan, Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë”, thonë nga kompani“AjVote”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button