Faqja e KSHZ-së ende nuk punon, hakerët porositën: Nuk falim, nuk harrojmë, na pritni

Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ende nuk funksionon pas, ashtu siç tha kryetari Oliver Derkovski, sulmit të jashtëm. Ka mbetur vetëm fotografia dhe porosia e “Anonimusit”, pas harkimit të përmbledhësit të lajmeve, Time.mk, njofton Portalb.mk.

“Kanë kaluar edhe një palë zgjedhje “demokratike” dhe ashtu siç mund të shohim tregimi i njëjtë në çdo 3-4 vjet vetëm këtë herë fshati digjet e plaka shkon në zgjedhje. Por çfarë të bësh kur trupi votues është një parazit i madh që sheh vetëm të thithë prej shtetit derisa është përpara premtimeve të zbrazëta nga të gjitha partitë në shtetin tonë të bukur. Regjistrim? Pse jo? Por nuk mundem edhe ata t’i akuzojnë të gjorët, shpirtët e pikëlluar shohin sa për të bardhë, cigare dhe bukë të bardhë të sjellin në shtëpi”, shkruan në një pjesë të porosisë.

Ata thonë se e kanë zgjedhur përmbledhësin e lajmeve pasi që ka vizitues më shumë.

Pronari i Time.mk, Igor Trajkovski gjatë tërë mbrëmjes në Tuiterin e tij ka njoftuar se përmbledhësi është cak i sulmeve, derisa “dikush ka marrë shumë para për atë”, ndërkaq në publikimin e fundit shkruan se prej mbi 20 milionë IP-adresa janë kryer sulme dhe se hakerët e kanë blerë tërë “dark-ueb-in”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button