Më në fund aplikacioni Spotify është i arritshëm në vendin tonë edhe në vendet tjera të rajonit

Aplikacioni Spotify deri tani nuk ka qenë i arritshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shkruan Meta.mk.

Më 14 korrik nga Spotify njoftuan që e lëshojnë në përdorim aplikacionin e tyre në13 shtete të reja ndër të cilat është edhe vendi jonë. Me këto 13 shtete numri i vendeve që e përdorin këtë aplikacion rritet në 92.

Spotify është një nga platformat më të njohura për muzikë me mbi 286 milionë shfrytëzues në nivel botëror dhe me bazë prej mbi 50 milionë këngëve. Shtetet tjera në të cilat ky aplikacion është risi janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bjellorusia, Kroacia, Kazakistani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina. Komunikatën e plotë mund ta gjeni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button