BE-ja do të udhëheqë dialogun Prishtinë-Beograd, “në dy rrugë paralele”

Në Bruksel, sot do të realizohet takimi mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësim nga Bashkimi Evropian, si hapi i parë në dialogun e rinovuar Prishtinë-Beograd, shkruan MIA.mk.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve TANJUG, BE planifikon të intensifikojë dialogun nga muaji shtator dhe ta udhëheqë atë “në dy rrugë paralele”.

Një “rrugë” do t’i kushtohet përfundimit dhe zbatimit përfundimtar të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ndërsa e dyta është puna e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim.

BE theksoi se janë bërë përgatitje të hollësishme për vazhdimin e dialogut, temat janë dakorduar, mbështetje është marrë nga vendet anëtare, dhe më e rëndësishmja, thekson BE-ja, vullneti politik dhe përkushtimi i liderëve në Prishtinë dhe Beograd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button