fbpx

RMV, zyrtarisht këto janë mandatet e partive të fituara nga votat në zgjedhjet e 15 korrikut (Infografik)

Nga gjitha vendvotimet e numëruara, gjithsej 3.480, fitues në këto zgjedhje del të jetë koalicioni “Mundemi” udhëhequr nga LSDM, edhe atë me 46 deputet. Menjëherë pas kësaj pason VMRO-DPMNE me 44 deputet, ndërkaq te partitë shqiptare gjithashtu dallimi është i ngushtë, shkruan Portalb.mk.

Këto janë rezultatet përfundimtare jozyrtare, thonë nga KSHZ sepse pritet të mbarojë procesi i ankesave dhe të shihet nëse do të ndryshojnë diçka, më pas do të publikohen rezultatet përfundimtare zyrtare.

Përkthyer në mandate, rezultati është si vijon:

Këto janë partitë e vetme të cilat fituan ulëse në kuvend, ndërkaq nëntë partitë tjera për shkak se numrin e votave e kishin shumë të vogël, nuk arritën të marrin asnjë mandat deputeti.

Ndërkaq numri i votave për këto parti politike, është si vijon:

  • Koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM – 324.084 ose 36% të votave.
  • Koalicioni “Ripërtrirje” në krye me VMRO-DPMNE- 312.745 ose 34.85% të votave.
  • Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – 101.432 ose 11.3% të votave.
  • Koalicioni “Tash është koha” ASH+AA – 76.425 ose 8.57% të votave.
  • E Majta- 37.057 ose 4.16% të votave.
  • Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – 13.553 ose 1.52% të votave.

Ndryshe, nga gjithsej 927.640 qytetarë që kanë votuar, numri i fletëve të vlefshme është 869.533, edhe atë ka pasur gjithsej 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme parlamentare, gjithmonë duke bërë përllogaritë sipas 3.421 nga 3.480 vendvotimeve të përpunuara.

“Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa parregullsi të mëdha”, vlerësuan mbrëmë kompetentët pas mbylljes së vendvotimeve.

Ndryshe, këto zgjedhje zgjatën 3 ditë për shkak të pandemisë me virusin korona, ku ditën e parë votuan personat e prekur nga Covid 19 dhe ata në izolim, ditën e dytë personat në shtëpitë ndëshkuese-korrektuese dhe dje dita finale e votimit.

Portalb.mk ka qenë live në çdo minutë për të ju sjellur të rejat e fundit që kishin të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button