Deklarata e Ali Ahmetit pasi votoi në Zajaz

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka votuar në Zajaz të Kërçovës. Ahmeti pas votimit deklaroi se dëshiron proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore. Ai po ashtu tha se vendin e pret shumë punë në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Hapet faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ç’rast fituesit kanë përgjegjësi historike që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për BE. Do të duhet të punohet në ngritjen e standardit për jetë më të mirë, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Do të thotë, do të ketë punë të madhe që të plotësohen kërkesat dhe pritjet e popullit. Unë jam i bindur se do të arrijmë. Dihet platforma e ynë, pres fitore në kampusin shqiptar”, deklaroi Ahmeti.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button