1,000 denarë një të sëmuri për të votuar për një parti të caktuar, raportoi policia

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje në SPB-Veles është paraqitur  një rast ku dyshohet për blerje të votës, transmeton Portalb.mk.

“Me 14 korrik, në SPB-Veles është raportuar se P.A. nga Gradsko, para ardhjes së Këshillit zgjedhor, erdhi në oborrin e A.S. (personi me problem shëndetësore) në rrugën “Boris Trajkovski” dhe i dha 1,000 denarë për të votuar për një parti të caktuar”, raportojnë nga MPB-ja.

MPB-ja sqaroi se policia ka biseduar me P.A dhe me P.E, kujdestarin e A.S.

Ndryshe, Prokuroria themelore publike së bashku me MPB-në sot kanë raportuar për parregullsitë zgjedhore dhe procedurat për zbardhjen e tyre deri në ora 13:00. PTHP-ja raportoi për parregullsi të ndryshme, si brenda dhe jashtë hapësirave të votimit.

MPB-ja gjithashtu sot ka raportuar edhe për 8 rastet kur është shkelur heshtja parazgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button