RMV, Policia ka regjistruar 8-të parregullsi gjatë heshtjes parazgjedhore

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se deri në ora 07:00, kur edhe fillon procesi zgjedhor, janë regjistruar gjithsej 8 raste ku nuk është respektuar heshtja zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kohës së heshtjes parazgjedhore, deri në ora 07:00, gjegjësisht me hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar tetë raste, prej të cilave gjashtë në kuadër të SPB-Shkup dhe një në SPB-Strumicë dhe një në SPB-Veles”, raportojnë nga MPB-ja.

MPB-ja sqaroi se janë raste ku janë vendosur flamuj, fletushka dhe shkrime të partive politike në afërsi të vendvotimeve.

Ndryshe, prej të dielën e deri sot në orën 21.00, do të vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button