Në Dibër dhe Qendër Zhupë në kohë janë hapur të gjitha vendvotime

Në Dibër dhe Qendër Zhupë në orën shtatë janë hapur të gjitha 43 vendvotimet ku deri në orën 21.00 të drejtën e tyre të votës duhet ta realizojnë 25.825 qytetarë, transmeton MIA.

Votimi zhvillohet sipas protokolleve të parapara, pa asnjë problem.

Në krahasim me zgjedhjet e fundit presidenciale dhe të jashtëzakonshme për kryetar komune, të mbajtura vitin e kaluar, në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 289 persona më shumë, prej tyre 190 janë në komunën e Dibrës ndërsa të 108 të tjerë në komunën e Qendrës Zhupë.

“Në komunën tonë votohet në 27 vendvotime, të cilat janë hapur në kohë. Në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë vote Të hënën kanë votuar 15 të infektuar me Kovid-19 dhe personat në vetizolim, ndërsa dje 28 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm”, deklaroi për MIA-n, Elmira Bakalli, nënkryetare e Komisionit komunal zgjedhor në Dibër.

Në komunën fqinje Qendër Zhupë votohet në 16 vendvotime.

“Në listën e vetme zgjedhore për komunën Qendër Zhupë janë të regjistruar 7.061 qytetarët me të drejtë vote. Tek ne nuk ka pasur persona të regjistruar për votim ditën e hënë, ndërsa dje kanë votuar katër të sëmurë dhe persona të pafuqishëm”, deklaroi Eran Zuber, kryetar i KKZ-së.

Që të dy komunat janë pjesë e njësisë zgjedhore numër 5.

Numri më i madh i vendvotimeve për herë të parë janë në këtë njësi zgjedhore, sepse deri më tani ishin pjesë e NJZ 6. Disa vendvotime nga Dibra në NJZ 5 për herë të parë ishin në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa Qendër Zhupë tërësisht në NJZ është nga zgjedhjet paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button