Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite me paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. UV = 8.

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë në 30 gradë.

Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe rritje graduale të temperaturës ditore. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër. Të premten kah fundi i ditës dhe të shtunën në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me
reshje shiu, bubullimë dhe erë të fortë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button