RMV, një kandidat për kryeministër i demanton informatat se është infektuar me KOVID-19

Pavarësisht se Maqedonia e Veriut ndodhet në heshtje zgjedhore, mediat sot publikuan një informatë për një kandidat për kryeministër nga radhët e një partie politike se i njëjti është infektuar me virusin korona. Vetë kandidati në rrjetet sociale njoftoi se nuk është i infektuar dhe se informatat janë shpifje, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk, tentoi të kontaktojë me kolegët e tij partiak, por të njëjtët na dërguan linkun e publikimit të kandidatit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë që nuk kanë të drejtë të shpërndajnë të dhëna personale për personat të cilët nuk dëshirojnë të dihet nëse janë ose jo pozitiv në KOVID-19.

Portalb.mk si gjithnjë, e respekton heshtjen zgjedhore në pajtim me parimet etike dhe profesionale të gazetarisë, edhe pse, me ligj platformat online nuk janë të obliguara ta bëjnë këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button