Gjermania e aktivizon mekanizmin e BE-së për sajber-sanksione – propozon masa kundër hakerëve rus

Berlini zyrtar ka kërkuar aplikim të mekanizmit të ri të BE-së për sanksione për shkak të sulmeve kibernetike, lidhur me sulmin e hakerëve mbi TI sistemin e Bundestagut (parlamenti gjerman) në vitin 2015. Ky do të jetë rasti i parë i aktivizimit të mekanizmit të BE-së i miratuar në vitin 2017, ka njoftuar Agjencia Gjermane për Gazetari, ndërsa sulmi mbi Bundestagun para pesë viteve është padyshim sulmi më i madh që ky institucion e ka përjetuar, transmeton “Dojçe Vele”.

Qeveria gjermane ka parashtruar propozim zyrtar në BE për të aplikuar sanksione kundër individëve nga Rusia të cilët qëndrojnë mbrapa sulmit mbi Bundestagun dhe ky është rasti i parë dikush të kërkojë zbatim të sanksioneve të këtilla nga BE-ja. Berlini zyrtar është i bindur që zbulimi shtetëror rus qëndron mbrapa sulmit në vitin 2015, kursi pas vlerësimeve, nga sistemet kompjuterike të Bundestagut janë nxjerrë përafërsisht 16 gigabajt të dhënat, dokumente dhe shkresa elektronike, ndër të cilat edhe mijëra letra nga zyra e kancelares gjermane, Angella Merkell në Bundestag.

Në maj, avokati i shtetit Gjerman ka lëshuar fletarest kundër shtetasit rus Dmitrij Badin, për të cilin ka “dyshime serioze” për sulmin dhe i cili është “anëtar i grupit APT28”. Gjermania beson që në sulm kanë qenë të i involvuar edhe hakerë nga zbulimi ushtarak rus. Pastaj më 3 qershor, qeveria e Gjermanisë, sipas teksteve “ka dhënë pako të madhe me prova që burojnë nga rezultatet e organeve hetuese gjermane, nga informatat e zbulimit dhe nga informatat publike”. Propozimi është duke u shqyrtuar në vendet-anëtare të BE-së, kurse deri tani nuk ka vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button