fbpx

Janë pranuar rreth 5.000 ankesa për kartelat pagesore vendore për të rinj deri në 29 vjeç

Rreth 5.000 ankesa janë pranuar për kartelën pagesore vendore nga kategoria persona të rinj – nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të moshës nga 16 deri në 29 vjeç, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, Ministrja e Financave, Nina Angellovska, transmeton Portalb.mk.

“Shqyrtimi i të gjitha ankesave të paraqitura nga kjo kategori qytetarësh bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe gjatë ditëve në vijim presim që të përfundojë verifikimi për ankesat e mundshme shtesë të pranuara. Së bashku me ankesat e miratuara më parë, deri tani janë pranuar gjithsej 7.000 ankesa,” njoftoi ministrja Angellovska.

Ajo informoi se sot këta persona do të shtohen në listën e kupuvamdomasno.gov.mk dhe kartelat e tyre pagesore do të fillojnë të shtypen.

“Deri në fund të javës, duhet të përfundojnë të gjitha verifikimet për të gjitha ankesat, duke përfshirë kontrollet nga DAP, MPPS, APRM dhe FSSHM me çka do të përmbyllen të gjitha ankesat e paraqitura dhe do të informojnë për numrin e përgjithshëm përfundimtar të ankesave të pranuara”, ka shkruar Angellovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button