FRA ka përgatitur rekomandime për konceptin për arsim në distancë

Pas publikimit të konceptit për arsim në distancë të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, Forumi Rinor për Arsim ka përgatitur rekomandime për plotësim të konceptit dhe ka organizuar grupe fokusi për shkëmbim të përvojave dhe të nevojave të gjimnazistëve lidhur me arsimin në distancë, transmeton Portalb.mk.

“Është e nevojshme që koncepti t’i përfshijë dhe t’i sigurojë nevojat për nxënie të nxënësve me pengesa. Gjithashtu, Koncepti duhet të plotësohet me përkujdesjen për shëndetin mental të nxënësve, punë të psikologëve shkollorë në kuadër të arsimit në distancë. Njëkohësisht, të ketë orar me orë mësimi dhe mësim shtesë për nxënësit, si dhe sigurim i e-librave, materialeve për nxënie dhe materiale paraprakisht të përgatitura për nxënësit” theksojnë nga FRA.

Ata shtojnë që është e rëndësishme të parashihen përmbajtje për onlajn siguri, programe për grupe të lëndueshme dhe sigurim të teknologjisë për kategoritë e lëndueshme si dhe sigurim të ndjekjes efektive të mësimit, vlerësim cilësor, real dhe të standardizuar të nxënësve, si dhe revidim të afateve të planit aksional për aktivitete.

FRA ka organizuar edhe grupe fokusi për shkëmbim të përvojave dhe të nevojave të gjimnazistëve lidhur me nxënien në distancë, me qëllim të grumbullimit të të dhënave dhe krijimit të rekomandimeve reale për ardhmërinë e mësimnxënies në distancë, ndërkaq duke u nisur nga nevojat dhe përvojat e nxënësve.

“Nxënës nga 9 shkolla të mesme nga 5 qytete i kanë ndarë me FRA përvojat e tyre nga mësimi në distancë me qëllim të krijimit të rekomandimeve konkrete dhe përmirësim të sistemit të mësimit në distancë, i cili për herë të parë është implementuar në sistemin tonë arsimor. Pjesëmarrësit në grupet e fokusit kanë diskutuar për përvojën e përgjithshme me konceptin e nxënies në distancë, zbatimin e mësimit, komunikimin me mësimdhënësit, si dhe për mënyrën e vlerësimit të diturive të tyre”thonë nga FRA.

Ata thonë që nxënësit e kanë theksuar mësimdhënien e jostandardizuar të përmbajtjeve mësimore, komunikimin e vështirësuar me profesorët, mungesën e materialeve mësimore, por edhe vlerësimin e padrejtë dhe hapësirën për të përshkruar dhe për të mashtruar në testet.

Shqetëson ajo që mënyra e zbatimit të mësimit në distancë nuk arriti të sigurojë arsim të barabartë për të gjithë nxënësit – implementimi dallon nga shkolla në shkollë, madje edhe ndërmjet profesorëve në një shkollë të njëjtë, sqarojnë nga FRA.

“Te ne secili profesor e kishte definicion e vet për mësimin në distancë. Nuk kishte qasje të standardizuar. Vetëm një profesor përpiqej dhe profesorët e tjerë e përbuznin” – ka treguar njëri nga pjesëmarrësit në grupin e fokusit.

Nxënësit kanë theksuar që përveç librave, u është nevojitur sqarim shtesë nga profesorët. Megjithëse librat në sistemin tonë arsimor janë falas dhe në dispozicion të të gjithë nxënësve, në kushte të arsimit digjital, materialet për mësimnxënie nuk ishte e lehtë t’i dërgojnë te secili nga ne, kurse pjesëmarrësit kanë theksuar edhe që një pjesë e shokëve të tyre të klasës nuk kanë arritur t’i sigurojnë materialit mësimore.

Në grupet e fokusit, gjimnazistët kanë deklaruar që për profesorët e tyre ka qenë e vështirë t’i prenotojnë takimet onlajn dhe që mospërgatitja e tyre për punë me teknologji ka pasur ndikim serioz mbi mësimin onlajn.

“Duhet të ishin inkuadruar më tepër.”; “Profesorët nuk angazhoheshin. U kemi thënë profesorëve të pamotivuar që do të organizojmë ZUM takim, ndërsa ata duhet vetëm të inkuadrohen.” – thotë një nga pjesëmarrësit në fokus grupet.

FRA thonë që tranzicioni nga hapësira oflajn në onlajn e vështirëson procesin e realizimit të mësimit për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces (nxënësit, profesorët dhe institucionet kompetente). Njëkohësisht, i nxjerr në pah problemet tanimë ekzistuese me sistemin arsimor të shtetit, sikur mungesa e digjitalizimit dhe mos përgatitjen teknologjike të kuadrit mësimor.

“E theksojmë që në planet, dokumentet dhe strategjitë të cilat përgatiten për vitin shkollor të ri “në distancë” është e nevojshme të kushtohet kujdes në më shumë gjëra. Para se gjithash, duhet të mbahet llogari për inkluzivitetin e procesit arsimor, zhvillim të kapaciteteve të profesorëve për punë në platforma digjitale dhe punë virtuale me nxënës, zgjidhje të problemit me pajisje kompjuterike në familjet me më tepër nxënës, por edhe krijim të planit konkret dhe program për kompetenca të cilat synojmë t’i ndërtojmë dhe zhvillojmë këtë vit akademik te nxënësit” theksojnë FRA.

Siç thonë ata, pikërisht edhe nga mungesa për qasje të unifikuar dhe udhëzime të qarta nga institucionet kompetente, nxënësit kanë qenë të përfshirë në mësim me cilësi të ulët, komunikim të dobët në dy drejtime profesor-nxënës, por edhe janë përballur me vlerësim jo objektiv dhe të padrejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button