fbpx

Lajm i rremë është se Kovid-19 nuk është virus, por bakter

Burimi: KriThink

Tekst që bën pretendime dhe akuza serioze, mirëpo nuk ofron asnjë burim relevant që mund ta konfirmojë atë që është shkruar. Ai e manipulon publikun me lajme të rreme se Kovid-19 është një bakter, e jo virus, dhe se italianët e paskan gjetur ilaçin për të. Lajm i pasaktë, joprofesional dhe joetik!

Lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: KOVID- 19 NUK ËSHTË VIRUS: ITALIANËT TË PARËT E GJETËN ILAÇIN PËR KORONAVIRUSIN?

Data dhe koha e publikimit: 8.7.2020

Data e recensionit: 10.7.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Se KOVID-19 nuk është virus, por bakter nuk është diçka që mund të thuhet me lehtësi, dhe si burim informacioni të përmenden “mjekët italianë”. Kush janë ata mjekë italianë? Nga cili spital? Pse nuk janë përmendur emrat dhe mbiemrat dhe citimet e tyre nëse me të vërtet zbuluan lajm senzacional?

Së pari, informacioni se Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi që të mos kryheshin autopsi të atyre që vdiqën nga koronavirusi është plotësisht i pasaktë. Prandaj, informacioni se mjekët italianë nuk e kishin respektuar ligjin global të shëndetësisë të OBSH-së dhe se kanë kryer autopsi është gjithashtu i pasaktë.

Ky është një lloj bakteri…, i forcuar nga rrezatimi elektromagnetik 5G, shkakton inflamacion dhe hipoksi!!!

Gjëja më problematike në të gjithë tekstin është të pretendosh se Kovid-19 është bakter, e jo virus, dhe se as më pak e as më shumë, por se rrjeti mobil 5G ndikon në këtë sëmundje. Kjo është një nebulozë e pastër! Nuk ka asnjë dëshmi, asnjë hulumtim, asnjë burim relevant që mund ta konfirmojë këtë.

Nëse do të ishte vërtet një bakter, e jo virus, nuk do të kishte epidemi dhe aq shumë njerëz do të infektuar. Nuk është e nevojshme të jesh mjek që ta dish se një transmetim kaq i madh midis njerëzve shkaktohet nga viruset, e jo nga bakteret. Nuk ka gjithashtu asnjë dëshmi se rrjeti 5G në çfarëdo mënyre ndikon në viruset ose bakteret.

Thuhet se Ministria Italiane e Shëndetësisë i ndryshoi protokollet e trajtimit kundër KOVID-19. Një gjë e tillë nuk është bërë e ditur as nga ministria e as nga qeveria italiane dhe as nuk ka ndonjë publikim për këtë temë në mediat italiane.

Cila është e vërteta?

Kovid-19 është një infeksion akut respirator viral i shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Transmetohet nga një person në person tjetër përmes prekjes dhe përmes pikave të pështymës ose sekrecioneve të hundës së një personi të infektuar kur teshtit ose kollitet.

Për dallim nga bakteret, viruset nuk mund të mbijetojnë pa një nikoqir sepse ato riprodhohen vetëm duke u bashkangjitur qelizave.

Shumica e viruseve, ndryshe nga bakteret, shkaktojnë sëmundje dhe i sulmojnë qelizat specifike. Për shembull, disa viruse i sulmojnë qelizat në mëlçi, sistemin e frymëmarrjes (si në rastin e KOVID-19), ose gjakun. Antibiotikët nuk janë efektivë kundër baktereve.

Se KOVID-19 nuk është bakter, por virus njoftoi edhe OBSH-ja në një seksion të veçantë të ueb-faqes së tyre të krijuar për t’i luftuar mitet e lidhura me këtë virus të ri.

Virusi që shkakton KOVID-19 është nga familja e viruseve të quajtur Coronaviridae. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve. Disa njerëz që sëmuren nga KOVID-19 mund të zhvillojnë një infeksion bakterial si ndërlikim. Në këtë rast, mund të rekomandohen antibiotikë.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button