Civil: Shumë raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore, gjuhë e urrejtjes dhe mosrespektim i masave për mbrojtje nga koronavirusi

CIVILi sot doli me kumtesë  bazuar në raportet nga vëzhgimi i procesit zgjedhor, të përpunuara deri në ora 12:30 të ditës së sotme.

Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVILit  kanë shënuar raste të shumta të shkeljes së heshtjes që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë.

“Disa përmbajtje në rrjetet sociale të postuara nga partitë politike me zgjuarsi i shmangen rregullave të heshtjes zgjedhore dhe formalisht, mund të mos shkelin zyrtarisht Kodin Zgjedhor, por gjithashtu mund të interpretohen si veprimtari propagandiste,” tha Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla në video adresimin e parë për procesin zgjedhor për këto tre ditë.

Monitorimi regjistron një rast të aktivitetit  propagandist të një partie të caktuar në një komunë në rajonin lindor, ku, megjithëse nuk është propagandë direkte në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një tubim të vogël partiak në vend publik, që është në kundërshtim me parimet e respektimit të heshtjes zgjedhore. Njëkohësisht,  vërehet  se të pranishmit nuk i respektojnë masat për mbrojtjen nga koronavirusit. Shpërndarje e fletushkave nga një parti politike gjatë  heshtjes zgjedhore regjistrohet në qendër të Shkupit.

Raportet nga pjesët e tjera të vendit janë ende duke u përpunuar.

27 përmbajtje të sponsorizuara janë regjistruar në një shpallje politike në Facebook nga gjashtë parti politike deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm. Në momentin e mbylljes së raportit në 12:30 pasdite, u arrit përfundimi se kanë mbetur përmbajtje të  pesë partive tjera politike me me  reklamë politike. Sipas ekspertëve me të cilët konsultohet CIVILi,  ky është një aktivitet i  paligjshëm i partive politike. Ekziston një përmbajtje e sponsorizuar nga një parti politike në jojën e internetit Spider gjatë heshtjes së zgjedhore. Një parti politike ka  publikuar  një video me mesazhe të propagandës politike një orë pas mesnatës. gjegjësisht pas fillimit të heshtjes zgjedhore.  E njëjta parti  aktualisht ka tre përmbajtje të sponsorizuara, sipas monitorimit të CIVILit .

“Përkujtoj se shifrat e raportuara nga CIVILi  u referohen rasteve të raportuara nga vëzhguesit e organizatës, por numri i rasteve me siguri mund të jetë më i lartë,” tha Deralla në video adresimin e tij.

Dy faqe në Facebook, të afërta me  parti politike të caktuar, postojnë përmbajtje propagande gjatë heshtjes zgjedhore. Një përfaqësues i lartë i një partie politike ka marrë pjesë në intervistë që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale sot në ora 11 të mëngjesit, në të cilën ai nuk u përmbajt nga mesazhet politike, përmendja e partive politike dhe përfaqësuesve të tyre. Ky aktivitet është në kundërshtim me ligjin.

Një parti politike shpërndau maska mbrojtëse me logon e partisë, pra me numrin rendor të fletëvotimit pranë Sheshit Skenderbeu në ora 11 të mëngjesit. Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë regjistruar edhe në faqen në Facebook të një personi të ekspozuar në media, i afërt me një parti të caktuar politike. Gjatë heshtjes zgjedhore, një orë pas mesnate, pati një postim me gjuhë të urrejtjes kundër CIVILit  dhe përfaqësuesve të organizatës në baza etnike dhe politike. Postimi  në Facebook, në faqen e njohur e për një kohë të gjatë shërben  si burim i lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, gjithashtu kishte  një numër kërcënimesh serioze për organizatën dhe jetën e bashkëpunëtorëve të saj. Njoftimi u shkarkua pasi ishte në internet për rreth 10 ose 11 orë, domethënë gjatë kontrollit në 10 të mëngjesit, ky postim  njoftim nuk figuronte më në faqen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button