MPB: Letërnjoftimet mund të merren edhe ditën e zgjedhjeve

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se qytetarët mund të marrin letërnjoftime edhe më 15 korrik, ditën kur mbahen zgjedhjet parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“MPB-ja i informon qytetarët se shërbimet administrative pranë MPB-së në gjithë vendin, ditën e zgjedhjeve (e mërkure, 15 korrik) do të punojnë vetëm për tërheqjen e letërnjoftimeve”, raportojnë nga MPB-ja.

MPB-ja sqaroi se letërnjoftimet do të jepen në orarin prej orës 07:00 deri në orën 19:00, duke lehtësuar marrjen e letërnjoftimit për qytetarët që kanë dorëzuar kërkesë më herët.

Ndryshe, në seancën e javës së kaluar, Komisioni Shtetëror Zgjedhor paralajmëroi gjithashtu se qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet e 15 korrikut me pasaportë të skaduar duke pasur parasysh se ato do të vlejnë deri më 30 korrik.

KSHZ-ja sot e mbajti konferencën e parë për shtyp pas fillimit të tre ditëve të votimit në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani theksoi se të drejtë të votimit kanë një milion e 814 mijë e 263 qytetarë dhe se në këto tre ditë do të votojnë kategori të ndryshme të qytetarëve. Sot filloi votimi i 706 personave të sëmurë me Kovid-19 dhe në vetizolim, ndërsa nesër votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, numri i të cilëve është 8.852, personat në 13 Institucione ndëshkuese-përmirësuese edhe atë 1.657 dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit. Në 17 shtëpi pleqsh, 357 votues do të jenë në gjendje ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button