fbpx

ANALIZË: Rrogat e punonjësve në shtatë Qendrat për zhvillimin planor – vetëm në rajonin e Pollogut janë “sekret”?

Nga 23.429 denarë e deri në maksimum 52.724 rrogë mujore neto – në këto korniza sillet shuma e lartësisë së të punësuarve në Qendrat e zhvillimit planor në vend, të cilët janë “lidhja” kryesore për realizimin e projekteve në nivel lokal për zhvillimin e balancuar rajonal, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

“Portalb”-i siguroi të dhëna për numrin e punonjësve dhe lartësinë e rrogave që i marrin punonjësit në të gjitha shtatë Qendrat, përveç njërës, Qendrës për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut. Ne u drejtuam së pari autoriteteve në Qendrën për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut me pyetjen Cilat janë kapacitetet tuaja, sa të punësuar ka gjithsej në Qendrën tuaj/Pollog?” Ata na u përgjigjën:

“Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut ka të punësuar dhe me kontratë në vepër të angazhuar për implementimin e projekteve sipas nevojës!”.

Megjithëse kemi paraqitur një pyetje shtesë për numrin e të punësuarve, deri në momentin e publikimit të tekstit, nuk kemi marrë përgjigje.

“Portalb”-i dorëzoi pyetje për numrin e të punësuarve në Qendrat e Rajoneve të Planifikimit dhe lartësinë e rrogave të të punësuarve edhe në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Ata i na dhanë të dhënave për shtatë qendrat, përveç për Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut me arsyetimin se vetëm kjo Qendër nuk ka dorëzuar të dhëna në ministrinë përkatëse, e cila është një nga burimet e financimit të Qendrave.

Sa i përket Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, nga ministria u përgjigjën:

“Në të njëjtën kohë, do të doja t’ju informoja se nga Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, ende nuk kam marrë të dhëna”

Disa nga kryetarët e komunave që i konsultuam në këtë temë thonë se të dhënat për numrin e të punësuarve dhe lartësinë e rrogave nuk mund dhe nuk duhet të jenë sekrete, duke pasur parasysh se këto janë institucione që financohen kryesisht nga fondet e shtetit – nga niveli qendror dhe ai lokal.

“Këto të dhëna nuk duhet të jenë sekrete. Ja vetëm një shembull, komunat paguajnë nga 10 denarë për kryebanori, gjegjësisht paratë transferohen nga buxhetet komunale mbi këtë bazë për t’i financuar qendrat. Këto janë fonde të qytetarëve që derdhen në buxhetet komunale”- thotë kryetari i një komune.

Për më tepër, Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve të Planifikimit financohen edhe nga niveli qendror – përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Tani për tani mbetet e hapur pyetja se sa të punësuar ka në Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut dhe sa janë rrogat atje. Nisur nga kjo situatë, disa ekspertë thonë se është e nevojshme të forcohet sistemi i kontrollit mbi punën e këtyre institucioneve, të cilat praktikisht, sipas ligjit, tani udhëhiqen si “persona juridikë” – gjegjësisht ndërmarrje, por të financuara nga paratë e qytetarëve. Sipas informacioneve, tashmë janë duke u përgatitur ndryshime serioze ligjore, me të cilat do të ndryshonin shumë gjëra – duke përfshirë kontrollin më të fortë, transparencën më të madhe, por edhe ndryshime që do të nënkuptojnë një ndryshim në modelin aktual të llogaritjes së rrogave.

Autorë: Aneta Dodevska dhe Ardit Ramadani

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close