Kroaci, regjistrohen 50 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 50 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i rasteve aktive në vend ka shkuar në 1.117, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e rasteve aktive, 132 pacientë janë të hospitalizuar, tre prej të cilëve janë në respiratorë, ndërsa një 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur është regjistruar rasti i parë me koronavirusi në Kroaci, u regjistruan gjithsej 3.722 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 119 vdiqën dhe 2.486 u shëruan, njoftuan autoritetet kroate.

Gjithashtu bëhet e ditur se aktualisht 4.861 persona janë në izolim dhe se deri më tani janë kryer 93.571 teste për COVID-19, nga të cilat 763 në 24 orët e fundit.

Nga Mbrojtja Civile e Republikës së Kroacisë, duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, kanë vendosur që mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme duke filluar nga nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button