Analizë: A mund t’i përballojë ekonomia premtimet zgjedhore?

Të gjitha zgjedhjet parlamentare në vendin tone sjellin premtime për standard më të lartë jetësor, ndërsa partitë politike i fokusojnë premtimet e tyre në domenin e punësimeve, pagave, pensioneve, ndihmës sociale dhe tatimeve, si vegla për rritje të drejtpërdrejtë të të ardhurave të qytetarëve dhe familjeve dhe së këtejmi për ndikim të drejtpërdrejtë mbi standardin jetësor, njofton Portalb.mk.

Zakonisht, premtimet i tejkalojnë mundësitë reale të ekonomisë dhe buxhetin shtetëror, për të tërhequr më shumë votues, por shpesh edhe për shkak se partitë politike nuk kanë pasqyrë të plotë dhe të detajuar në shifrat, provat dhe potencialet reale të ekonomisë.

Për këto shkaqe, Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “Fajnens Think” (“Finance Think”) në analizën më të re i futë në kuadër premtimet politike në sferën e ekonomisë në suazat e tyre racionale, të mundshme dhe potenciale duke i pasur parasysh lëvizjet e deritanishme ekonomike, potencialin për rritje dhe zhvillim, goditjen nga kriza e shkaktuar prej paraqitjes dhe përhapjes së koronavirusit dhe kapaciteti përkatës i buxhetit shtetëror.

“Qëllimi i aksionit është të bëjë përllogaritje dhe simulime në domenin tatimoro-social, ndërsa në lidhje me politikat për të cilat partitë politike paralajmërojnë ndryshime dhe reforma në programet e tyre zgjedhore. Më konkretisht, i simulojmë ndryshimet e propozuara në domenet në vijim: rritje e pagës mesatare, rritje e pagës minimale, rritje e pensioneve dhe reduktim të ngarkesës me tatime të drejtpërdrejta”, thonë nga Instituti.

Nga aty shtojnë që paga mesatare ka mbetur fokus i partive politike në periudhën rreth vitit 2015, me ç’rast përfaqësimi i saj në programet zgjedhore është rritur gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare 2020. Në analizë, rritja e pagave është e simuluar në dy variante, rritje më e dobët (në të cilin efekti nga kovid-19 është më i fortë dhe më afatgjatë) dhe rritje më e fortë (në të cilën rimëkëmbja nga kovid-19 është më e shpejtë dhe më afatshkurtër).

“Neto paga mesatare e përllogaritur në vitin 2024 lëviz në dallim prej 28.955 denarë deri 30.961 denarë. Këto shifra janë ekuivalent i rritjes së pagës mesatare, krahasuar me vitin 2019, prej 14,8 përqind deri 22,8 përqind”, shkruan në analizë.

Për dallim nga paga mesatare, paga minimale është temë në programet e partive politike periudhë më të gjatë kohore, mbase duke filluar që nga inkorporimi i saj në vitin 2012.

Përllogaritja në “Fajnens Think” në bazë të supozimeve paraprakisht të përcaktuara sugjeron që niveli optimal i neto pagës minimale në vitin 2024 është përllogaritur 16.228 denarë (rritje prej 11,9 përqind).

“Megjithatë, bartësit e politikave mund të krijojnë politikë të pagës minimale sipas lëvizjeve në pagën mesatare (që paraqet proces endogjen, në të cilin është i domosdoshëm kujdes mbi lëvizjen e çmimeve). Lidhur me këtë metodë, i aplikojmë të dy skenarët prej më sipër, përkatësisht projektojmë rritje të pagës minimale varësisht prej zhvillimit të krizës me kovid-19. Në ato skenarë, paga minimale do të kishte lëvizur prej 17.149 denarë deri 17.978 denarë, që krahasuar me 2019 është e barabartë me rritje prej 18,3 përqind deri 24 përqind” thuhet në analizë.

Politika tatimore ka mbetur pothuaj e vetmja politikë ekonomiko-sociale për të cilën ekzistojnë propozimet divergjente zgjedhore.

Nga “Fajnens Think” bëjnë projektim të lëvizjeve në të ardhurat buxhetore dhe borxhin publik për periudhën 2021-2024 në kushte të reduktimit të të ardhurave personale dhe tatimit mbi fitim në 9 përqind në vitin 2021 dhe 8 përqind nga viti 2022 e tutje dhe eliminim të tatimit mbi të ardhurat personale për punësime të reja të personave të ri nga mosha 15 deri 29 vjeçare në kohëzgjatje prej 2 vite.

Përllogaritjet në bazë të supozimeve paraprakisht të përcaktuara tregojnë që të ardhurat e humbura buxhetore tek investimet e drejtpërdrejta lëvizin nga 45 milionë euro në vitin 2021 deri 122 milionë euro në vitin 2024, nga të cilat rreth 3,4 milionë euro në vitin 2021 deri 13,6 milionë  euro në vitin 2024 bien në pjesën për eliminim të tatimit mbi të ardhurat personale të personave të punësuar të ri. Shuma e të ardhurave të humbura tatimore është e barabartë me 1 përqind të BPV-së, ose më tepër se një te treta e deficitit mesatare buxhetor.

Si rezultat i ndryshimeve të propozuara tatimore, borxhi publik ka qenë më i lartë për 0,4 deri 0,9 pikë procentuale në vit, që është në kundërshtim me angazhimin për konsolidim fiskal. Ngjashëm, deficiti buxhetor, në vend që në rangun e presupozuar prej 2 deri 2,5 përqind të BPV-së, do të ishte rritur deri në 3 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button