Kosovë, 4 të vdekur dhe 203 të infektuar nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 4 persona të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke çuar në 101 numrin e rasteve të vdekjeve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 203 pacientë të rinj janë infektuar me koronavirus, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 4.715.

Rastet pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Prishtinë.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 419 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 27.723 mostra.

Të dhënat e fundit sa i përket të shëruarve nga koronavirusi njoftojnë për 71 pacientë të rinj ndërsa deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 2.227 raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button