RMV, bëje vetë dhe shpalle veten fitues: Njerëzit e duhur pas sondazheve nga sirtarët e partive

Rrjeti Hulumtues IRL zbulon se si familje të tëra të anëtarëve të VMRO DPMNE-së krijojnë vlerësime të rreme në institucione false. Shokët amerikanë të Viktor Orbanit e matin rejtingun zgjedhor në favor të Mickovskit. Brima Gallup nuk është Gallup, dhe agjencitë e njohura luajnë për partitë në vend se për besimin e qytetarëve. Mediat po i shkelin ligjet për shpalljen rejtingun e partive, por për shkak të një lëshimi në Kodin Zgjedhor, KSHZ nuk ka asnjë mekanizëm për të ndëshkuar.

Regjistrimet audio të bisedave të përgjuara dhe sondazhet partiaKe përplot me tifozllëk në koalicione jo parimore me mediat janë bërë shenjë dalluese e një fushate të ndryshme të ndyrë nga partitë e mëdha në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mërkurën e ardhshme (15 korrik). Ashtu si regjistrimet, sondazhet e përgatitura në fshehtësi nga klientët e fshehtë, realizues e madje edhe anketues me reputacion të njëanshëm, janë mjeti kryesor në luftën e re informative midis VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe partnerëve të tyre të koalicionit.

Sot kushdo mund të porosite një sondazh dhe të shpallet fitues. Nuk e ka patjetër të thotë as të vërtetojë se çfarë metodologjie ka përdorur, ose kush është klienti, apo edhe kur është bërë. Megjithëse Kodi Zgjedhor i obligon si ata që i realizojnë sondazhet ashtu edhe ata që i transmetojnë (media) të publikojnë të gjitha të dhënat që janë thelbësore për të kuptuar synimet dhe origjinën e sondazheve dhe klientëve. Prezantimi sipas të gjitha rregullave të kësaj zgjedhje pamë vetëm në sondazhin e M-Prospect dhe TV Telma.

Nga fillimi i fushatës, më 24 qershor, e deri sot janë publikuar gjithsej tetë sondazhe. Sipas katër sondzheve në epërsi është VMRO-DPMNE dhe katër parashikojnë fitore të LSDM-së. Në pjesën e parë të hulumtimit për luftërat me informacionet me vlerësime të dyshimta, IRL zbuloi se sondazhet e para në favor të VMRO DPMNE u kryen nga aktivistë të shquar dhe zyrtarë të partisë. Sidoqoftë, me secilën ditë që kalon fushata, shfaqen mjeshtra të rinj të anketimit, ndërsa për qytetarët bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptojnë se kujt t’i besojnë.

Anketues familjarë

Nëse i kërkoni Petar Kalimanovski dhe Ana Gajdova në rrjetet sociale, nuk do të gjeni asgjë që do të ilustrojë aktivitete jashtë asaj që e bëjnë zakonisht çiftet e reja dhe të dashuruara. Asnjë detaj në profilet e tyre në Facebook nuk tregon që ata janë themeluesit e një prej serive të instituteve të diskutueshme që këtë sezon zgjedhor marshuan me sondazhet zgjedhore të përshtatura sipas masës së partisë opozitare VMRO DPMNE.

Së bashku me anëtarët e afërt të familjes Petar dhe familjen e burrit të motrës së tij Radmilla, në dhjetor 2018 ata e themelojunë Shoqatën e Qytetarëve për Kërkime në fushën e sigurisë dhe demokratizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut – BIPS.

Ka pesë themelues: Radmila Milenkovska, mbiemri vajzërisë Kalimanovska, është kryetare e kësaj Shoqate. Kristina Jovanovska është motra e burrit të Radmilës, Ivica Milenkovski. Përveç saj, themeluesi është bashkëshorti i saj Petar Jovanovski.

IRL bëri disa përpjekje të pasuksesshme për të kontaktuar Radmila Milenkovska. BIPS nuk ka ueb faqe, ndërsa profili i tyre në Facebook nuk ka kontakt, seli ose ndonjë informacion tjetër në lidhje me pronarët e Institutit.

Selia e BIPS është në Novo Lisice në adresën shtëpiake të Radmila dhe Ivica Milenkovski

Në Regjistrin Qendror, kjo shoqatë nuk ka paraqitur raporte financiare, që tregon se ata nuk kanë pasur ndonjë veprimtari, d.m.th. ata nuk kanë pasur të ardhura dhe transaksione financiare për paga dhe aktivitete nga veprimtaria.

Në dukje asgjë në bordin themelues të BIPS nuk tregon lidhje me partinë opozitare VMRO DPMNE, megjithëse matjet e rejtingjeve të tyre parashikojnë fitore të kësaj partie. Asgjë tjetër përveç Ivica Milenkovski, burri i kryetares së BIPS. Ai është anëtar dhe aktivist i VMRO-DPMNE-së dhe konsiderohet i afërt me kryetarin e komunës Petrovec Borçe Mitevski. Ai punon si roje sigurie në aeroportin e Shkupit që operohet nga TAV.

Cifti ka edhe miq të tjerë të njohur nga rrethi i festës. Foto me Vladimir Nelovskin (djathtas), anëtar i UMS-së të VMRO DPMNE-së, mysafir në festën e tyre familjare.

Që nga fillimi i fushatës, BIPS ka realizuar dy anketa. E para u puiblikua më 24 qershor, ditën e parë të fushatës zgjedhore. Ata parashikuan epërsi prej tre përqind për VMRO-DPMNE. Këtë javë (e mërkurë, 8 korrik) ata publikuan një sondazh tjetër në të cilin ata parashikojnë se VMRO-DPMNE do të fitojë 57 vende, ndërsa LSDM së bashku me BESA 10 vende më pak. Sondazhet janë publikuar vetëm në media të caktuara në internet që konsiderohen promovues të politikave të VMRO-DPMNE-së, dhe shumë prej tyre janë në pronësi të Hungarisë nga njerëz të lidhur me kryeministrin hungarez Viktor Orban nga partia simotër e DPMNE.

Përmbajtja e plotë e këtyre anketave nuk është në dispozicion askund, megjithëse me ligj të dy ata që i realizejnë ato dhe ata që i transmetojnë ata kërkohet që tërë ssondazhin ta venë në dispozicion. Nuk ka informacion as për klientit. Tabela të gatshme vetëm arrijnë në adresën e mediave të caktuara dhe pastaj i kalohen publikut si të relevante.

Këshilltari i Orban dhe realizues i sondazhit të Trampit matin rejting sipas masës së VMRO-DPMNE

Kur grupi i mediave në internet, në pronësi të ndërmarrjeve hungareze, lëshoi ​​një sondazh të ri më 5 korrik, gjithçka dukej të ishte ashtu siç duhej të ishte: klient transparent dhe në dukje agjenci amerikane për matje të rejtingut, me reputacion.

Një kërkim i shkurtër në internet do t’ju çojë në faqen e internetit të agjencisë. Qendrore është biografia e themeluesit John McLaughlin, i cili përmend angazhimet e tij të punës për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për Partinë Konservatore Britanike, dhe ka qenë këshilltar i kryeministrit hungarez Viktor Orban në rizgjedhjen e tij për vitin 2018. Disa në mediat amerikane pretendojnë se Presidenti amerikan Donald Trump e ka përdorur “Mclaughlin & Associates” për të diskredituar sondazhin e CNN, sipas të cilit Trump mbetet prapa Xho Bajden.

IRL i ka dërguar pyetje themeluesit John McLaughlin, por as pa tre ditësh ai nuk është përgjigjur. Është e paqartë kur është realizuar sondazhi, duke marrë parasysh që në tekstet e mediave në Maqedoni thotë diku “vitin e kaluar”, në “periudhën e kaluar”, listat elektorale me kandidatët u botuan në 10 mars, dhe kufijtë në vend u mbyllën më 15 mars për shkak të virusi Korona. Nëse me të vërtetë ishte bërë vitin e kaluar, atëherë si i kishin ditur bartësit e listave të papërgatitura.

Brima Gallup nuk është Gallup, sondazhet publikohen pa klientë transparentë

Brima Gallup është agjenci hulumtuese private dhe e pavarur që kryen sondazhe të tregut dhe mediave. Me më shumë se 500 projekte të suksesshme dhe një ekip analistësh profesionistë të përkushtuar për cilësinë e informacionit, ata janë një grup ndërkombëtar, ndërsa  në Maqedoni ata kanë bërë hulumtimt mbi opinionin publik për më shumë se 15 vjet, në pikat kryesore politike dhe historike. Brima Gallup Maqedonia, për të cilën po shkruajmë në këtë tekst, gjithashtu zhvilloi një sondazh edhe këtë vit, por ata nuk kanë më licencë të agjencisë ndërkombëtare, megjithëse ende quhen Brima Gallup, ndërsa po kështu janë media që publikojnë kryesisht sondazhe që janë të favorshme për LSDM-në. Vetëm emri Brima është në faqen e tyre të internetit, dhe drejtori ekzekutiv është Gjorgji Kimov.

Sondazhin e fundit për këto zgjedhje u publikuan më 5 korrik dhe sipas saj, koalicioni Ne Mund të LSDM-së dhe Besa do të fitojë. Kjo sondazh zemëroi kampin e kundërt, i cili përmes mediave të tij e skualifikoi atë si të fabrikuar. Brima dërgoi një demant duke pretenduar se sondazhi ekzistonte dhe ishte relevant. Sondazhi u krye nga 5 deri në 14 qershor me një studim telefonik, në një mostër prej 1174 të anketuarve. Brima nuk zbuloi se kush ishte porositësi, vetëm njoftoi se ishte paraqitur një klient që kishte blerë sondazhin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button