Mbeturinat e përfshira nga zjarri në deponinë “Rusino” po riparohen, autoritetet e largojnë fajin nga vetja

Aktualisht po zhvillohet aksioni për të shuar zjarrin në deponinë Rusino afër Gostivarit, ku po digjen mbeturinat, ndërsa re të tymit të rrezikshëm po përhapen nëpër luginën e Pollogut. “Aktualisht, po punohet në riparimin e gjendjes në deponinë e Gostivarit, ku mbeturinat e djegura aktualisht po hidhen në pjesën periferike, në mënyrë që të mund të mbulohet me tokë dhe kështu të mund të shuhet zjarri “, tha për META Zudi Xhelili, kreu i sektorit për ambient jetësor në Komunën e Gostivarit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ai konfirmoi që komuna sot ka kërkuar dhe ka pranuar ndihmë nga Drejtoria për ndihmë dhe shpëtim, prej ku kanë premtuar se, nëse fikja e zjarrit në deponi është e pasuksesshme, Drejtoria do të angazhojë avionë për t’u përballur me zjarrin.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në pres-konferencë kërkoi nga shteti dhe Ministria për Mjedis jetësor, të cilët sipas tij janë kompetentë për deponinë Rusino, që të ndërmerr atë që është e nevojshme për të vendosur rregullin në deponi.

Ministria e Mjedisit jetësor pretendon se për deponinë në Rusino aktualisht ligjërisht dhe zyrtarisht përgjegjës është komuna e Gostivarit, përkatësisht ndërmarrja publike Komunalec nga Gostivar. “Në procedurë e sipër është formimi i Ndërmarrje publike ndër-komunale për menaxhim me mbeturina, e cila do të jetë përgjegjëse për funksionimin e deponisë në Rusino, sepse është deponi rajonale, ku mbeturinat depozitohen nga nëntë komuna të Pollogut dhe ajo nuk duhet të mbetet barrë vetëm e komunës Gostivar”, thotë Ana Karanfilovska Mazneva, Shefe e sektorit të mbeturinave në MMJPH.

Prandaj, ata kujtojnë se ekziston një Bord ndër-komunal për menaxhim me mbeturina, ku anëtarët janë të gjithë kryetarë të 9 komunave në Pollog, kështu që sipas kësaj të gjithë kanë detyrim të kujdesen në mënyrë të barabartë për Rusinon, përkatësisht për të marrë pjesë në mënyrë përkatëse në mirëmbajtjen e deponisë. Mazneva thotë se deponia në Rusino është planifikuar të jetë një deponi rajonale dhe se aktualisht po punohet për lëshimin e lejeve të duhura për ndërtimin e objekteve që duhet të ekzistojnë në përputhje me ligjin e deponive, përkatësisht rruga hyrëse, matëse, shtëpiza, objektet sanitare dhe të ngjashme dhe se ndërtimi do të fillojë menjëherë pas marrjes së lejeve. “Me mjete financiare nga qeveria zvicerane, do të pajiset një qeli do të punojë për deponinë, e cila do të jetëgjatësi prej 8 vjet e më pas do të duhet të përgatitet një qeli e re”, tha drejtorja e departamentit të mbeturinave të MMJPH.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button