Janushev në Zelenikovë: Ne jemi të ndryshëm, ofrojmë ardhmëri dhe siguri

Rritja e pagave dhe pensioneve dhe zvogëlimi i papunësisë, mbështetje e bujqve, rindërtim i fasadave  të shtëpive janë mes projekteve të shumta  nga programi i VMRO-DPMNE-së, deklaroi sekretari i përgjithshëm  i partisë Igor Janushev, bartës i listës në NJZ 3, pas takimit të sotëm  me banorët e komunës Zelenikovë. Ka biseduar, tha, me njerëzit  për problemet e tyre dhe i ka njoftuar me atë që ua ofron qeveria e udhëhequr  nga VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve më  15 korrik.

“Ajo që është gjithashtu një fakt është se kemi  mundësi të bisedojmë  për pjesën e  premtimeve të parealizuara përkatësisht  gënjeshtra të LSDM-së këtu në Zelenikovë,  një shembull i tillë  është edhe ura këtu në vendin Reka,  i cili edhe krahas premtimeve,  krahas gënjeshtrave në disa kthime në të kaluarën edhe nga ana e kryetarit të komunës përkatësisht vetëqeverisja lokale, por edhe nga ana e funksionarëve tjerë  të lartë të LSDM-së,  me të vërtetë asgjë nuk është bërë. Për atë miq të dashur koha është të themi se është mjaft  dhe kjo qeveri së bashku me politikanët të shkojnë në anën e errët të historisë”, tha Janushev.

Theksoi se gjithçka që kanë vendosur në programin “Projekt Ripërtëritje” obligohen para qytetarëve se do të reaspektohet dhe do të realizohet  në periudhën e ardhshme  prej katër viteve, sepse, siç tha, “ne jemi të ndryshëm, ne ofrojmë ardhmëri, siguri, ne ofrojmë  të jenë me kokën lartë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button