Akuza të rënda nga një mesazh, pa e kontaktuar palën tjetër

Po recenzojmë një lajm të publikuar në portalin In7, më date 08.07.2020 me titull „Nëse nuk vini në tubim, ne do marrim masa “- shefi i Kabinetit të Merkos ju kërrcënohet administratorëve“. Që në titull janë hedhur akuza eksplicite në adresë të shefit të kabinetit të kryetarit të komunës së Strugës, Dashmir Nasufi, pa u kërkuar qëndrim nga ai.

Shkruan: Sonja Rillkovska – Vërtetmatësi

Në tekstin e publikuar në portal, autori i panjohur shkruan:

Çdo ditë ka gjithnjë e më shumë mesazhe me kërrcënime dhe forma të ndryshme të presionit për pjesëmarrje në aktivitetet partiake drejtuar administratorëve dhe të punësuarve në arsim. Bashkimi Demokratik për Integrim dje e mbajti tubimin qendror në Strugë, ndërsa liderët e Komunës së Strugës i kërrcënonin punonjësit me kontrata që ata të ishin të pranishëm në tubim, me çdo kusht, madje me të gjithë familjen. Mesazhin të cilin e mori redaksia e in7, është dëshmi për presion dhe kërrcënime të drejtpërdrejta nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Strugës, Dashmir Nasufi, udhëheqës i kabinetit të Merkos, i cili i fton administratorët të marrin pjesë në tubim, njëkohësisht duke i kërrcënuar se në rast mosprezence „do ndërmerren masa“.

 

Kjo deklaratë është „mbështetur“ me  një skrinshot në të cilin nuk duket se kush është autori, as edhe ndonjë dëshmi që do i kishte konfirmuar këto akuza. Në mesazh thuhet:

Siç e dini nesër te Hoteli „Izgrev“ në ora 20 do mbahet tubimi i BDI-së. Dua ta konfirmoni praninë tuaj, pjesëmarrja jonë është e rëndësishme për një fitore bindëse. Ftesës së fundit nuk iu përgjigjët, pres që kjo të mos përsëritet, në të kundërtën do merren masa.

Kur bëhet fjalë për akuza kaq të rënda, gazetari ka për detyrë ta kontaktojë edhe palën tjetër. Të sigurojë dëshmi të cilat do vërtetojnë kërrcënime dhe kushtëzime të rënda që mund të jenë edhe lëndë e hetimeve të mëtutjeshme.

Vërtetmatësi.mk e kontaktoi Nasufin, ai thotë se ky është një sulm me prapavijë politike nga kundërshtarët e tyre të partisë Aleanca për shqiptarët, që edhe e mbështesin këtë portal. Ai mohon tu ketë dërguar një mesazh të tillë punonjësve në komunë.

Gazetarët gjithmonë duhet të jenë të paanshëm dhe objektiv. Postulat i profesionit të gazetarisë është që të sigurohet një “palë të dytë”, d.m.th. t’u japet mundësia gjithë atyre që janë të përfshirë në produktin gazetaresk ta shprehin mendimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button