VMRO-DPMNE: Katër klinika të reja, njëra prej tyre në Tetovë

Igor Janushev, kandidati për deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së në TV24 premtoi se mjekët që punojnë në punë shtetërore, mund të punojnë edhe në punë private në mandatin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Janushev deklaroi se do t’i mundësohet mjekëve në shëndetin publik të punojnë edhe në privat, që të fitojnë të ardhura shtesë”, raportojnë nga VMRO-DPMNE.

Ai premtoi se do të ndërtohen edhe katër klinika të reja deri në fund të mandatit.

“Një nga klinikat do të ndërtohet në Tetovë, dy në Shkup dhe Klinika Universitare në Shtip, si dhe rinovimin e disa spitaleve të përgjithshme”, premtoi Janushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button