BDI: Pension për çdo grua

BDI-ja premtoi se në mandatin e ardhshëm të qeverisjes do të sigurojnë pension social për gjithë gratë që nuk e plotësojnë të drejtën për pensionin e punës, transmeton Portalb.mk.

“Ato e kanë merituar pensionin e tyre dhe ne duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre dhe të kompensojmë përpjekjet e tyre gjatë gjithë jetës”, deklaroi Naser Ziberi, kandidati i BDI-së për kryeministër.

BDI-ja premtoi se ky plan do të realizohet në 100 ditët e para të qeverisjes, për gjithë gratë që nuk kanë punuar zyrtarisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button