Dy propozimet e Osmanit s’kalojnë në Kuvend

Dy propozimet e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, nuk kanë kaluar në Kuvend, transmeton Koha.net.

Osmani fillimisht kishte kërkuar projekt-rezolutë, për të futur të rend vite votën në Kuvend për shkarkimin e zëvendëkryeministrit të Kosovës, Goran Rakiq.

Në të njëjtën kohë, ajo ka bërë një propozim rreth projektligjit për pandeminë.

“Propozim nga shmangjet procedurale.: Që sa më shpejt duke e ditur urgjencën ta kemi këtë ligj në procedurat tona të Kuvendit. Na duhet vendim me 2/3 e deputetëve të pranishëm në këtë seancë. Edhepse kemi pasur vonesa të paarsyeshme, deputetët të kenë parasysh që të futet me procedura të përshpejtuara ky ligj. E në fund të vendosim sipas vullnetit të lirë nëse duam të votojmë këtë projektligj”, kishte thënë ajo.

Osmani ka thënë se ligji anti COVID-19 është i domosdoshëm.

“Propozimi është ky: Të shmanfgemi nga rregullorja, pas konsultimeve edhe me komision për shëndetësi…Të mos presim dy javë vetëm për ta vendosur në rend dite, ta vendosim sot pas pikës për rezolutë, vetëm për lexim të parë. E komisioni për shëndetësi ta ketë kohë një javë, e nëse ka nevojë për shtesë atëherë do t’ia mundësojmë që komisiuoni të bëjë amandamentimet e nevojshme”, ka thënë Osmani.

Simiq Osmanit: Erdhët në pozitë me votat tona

Igor Simiq deputeti i Listës Serbe ka replikuar ashpër me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, duke thënë se në pozitë ka ardhur “me votat e tyre”.

“Së pari dua t’ia kujtojë kur në këtë mënyrë të ashpër sulmoni deputetët e Listës Serbe. Keni ardhur në atë pozitë me votat tona në atë kohë. Por, atëherë nuk ishte problem për ty politika e ‘Listës Serbe’. Ju bëj thirrje ta gjeni deklaratën e Rakiqit me video… Këto nuk janë të vërteta. Në të pavarëteta nuk mund të bëhen rezoluta”, ka thënë Simiq.

Deklarata e tij ka nxitur reagimin e kryekuvendares.

“Kurrë nuk kam ndjekur në korridore dikë për vota. Deklarata që e lexova, të cilën e keni lëshuar në gjuhën serbe dhe atë angleze, thotë: Përkrah Presidentin Vuçiqi… Kur më keni votuar, nëse keni menduar se e përkrahi këdo që i bashkohet Vuçiqit në beteja politike e diplomatike e keni pasur gabim. Keni votuar për themelim të institucioneve… Ne po votojmë për të futur në rend dite këtë rezolutë. Nëse deputetet nuk pajtohen atëherë e kanë të drejtën të deklarohen”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button