Shqipëri, u regjistruan 82 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 82 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri(COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në 3.188, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency(AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet pozitive janë shënuar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë në orët e fundit nuk është shënuar vdekje, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID-19. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive”, ka theksuar ministria.

Gjithashtu janë shëruar 41 qytetarë, duke e rritur në 1.832 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.273 persona aktivë me COVID-19, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 83 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri vazhdojnë punën në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button