Kosovë, me 214 raste të reja, u shënua numër rekord i të të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 4 persona të diagnostikuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke çuar në 86 numrin e të vdekurve nga ky virus, ndërsa është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore që nga shfaqja e rastit të parë më 13 mars në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 214 raste të reja janë diagnostikuar pozitivë me koronavirus, ndërsa numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 4.100.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 413 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 26.425 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve nga koronavirusi, të dhënat kanë bërë të ditur për 60 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre në nivel vendi ka shkuar në 2.063.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës dje në mbrëmje miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit pas kërkesës drejtuar qeverisë nga kryetarët e këtyre komunave me shumicë serbe.

Vendimi i miratuar nga kabineti qeveritar ndalon hyrje-daljet 24 orë për personat e infektuar, ata të kontaktit dhe personat e dyshuar në këto katër komuna, në afat prej 14 ditësh, përveç rasteve urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button