Deputetja e PDK-së doli pozitiv në testin Kovid-19

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, njoftoi se ka dalë pozitive në koronavirus. Ajo u testua pasi pati disa simptoma të këtij virusi.

Hoxha thotë masat mbrojtëse duhet të bëhen domosdoshmëri i jetës së përditshme të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, shkroi ajo në Facebook.

Statusi i plotë:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

?Sh’net!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button