BERZH dhe BE do të mbështesë me 85 mln euro zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Ballkani Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian do të ofrojnë mbështetje financiare shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor për të menaxhuar me pasojat e krizës së koronës.

Nga zyra e BERZH-it në Shkup, njoftojnë se Banka do të sigurojë deri 70 milionë euro në linja të reja kreditore për institucionet financiare partnere për huazime të mëtejshme për bizneset vendore në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Bashkimi Evropian, ndërkohë, ofron 15 milionë euro për të identifikuar pajisjet dhe teknologjinë më të mirë në dispozicion.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjigjur ndaj virusit pandemik koronavirus me masa të rrepta të shëndetit publik, të cilat kanë pasur ndikim të madh në ekonomi. Këto vende po vuajnë gjithashtu nga rënia globale ekonomike dhe në rënie të kërkesës për produktet e tyre. BERZH dhe BE, përmes Ekipit Evropa, mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në ambicien e tyre për t’u bërë më konkurrues dhe për të gjetur zgjidhje inovative për menaxhim me sfidat e reja”, thuhet në kumtesë.

Nënkryetari i BERZH-it për Politikë dhe Partneritet, Pjer Heilbron thotë se ata qëndrojnë të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve, dhe sipas komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së Oliver Varheji, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë jetike që duhet të mbështeten për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj, ne po ndërtojmë bashkëpunimin tonë afatgjatë me BERZH-in në rajon, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe mesme, jo vetëm në operacionet në vazhdim, por edhe në përforcimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe vendosjes së bazës për rimëkëmbje të qëndrueshëm”, tha Varheji.
BERZH deri tani ka investuar më shumë se 13 miliardë euro në më shumë se 700 projekte në Ballkanin Perëndimor, përfshirë infrastrukturën, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ekonominë e gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button