fbpx

“Voto!” – Nismë e re e CIVIL-it për pjesëmarrje qytetare dhe dalje në zgjedhje

OJQ CIVIL e filloi nismën “Glasaj/Voto” në mediat sociale për të inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të dalin në votime më 15 korrik. Zgjedhjet erdhën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit publik ishte përparësi. Prandaj, CIVILi bën thirrje për të hedhur votë, por edhe për aderimin maksimal të masave të mbrojtjes nga koronavirusi në ditën e zgjedhjeve.

Figura të njohura publike, aktivistë qytetarë, aktorë, muzikantë, gazetarë e njohën rëndësinë e të drejtës së votës dhe pse pjesëmarrja më 15 korrik është e nevojshme dhe e mbështetën nismën e CIVIL-it. Kështu, kjo nismë u mbështet nga: Pero Arsovski, aktor dhe mbështetës i vlerave demokratike dhe evropiane, Dorina Ajdini, aktiviste qytetare dhe prezantuese në TV, Irena Sterijovska, regjisore dhe aktiviste, muzikanti Mirko Popov, i njohur edhe si PMG Kolektiv Alektiv, gazetar dhe aktivist, Zoran Kardulla, stilist dhe aktivist, Bubo Karov, artist multimedial, Katerina Kollozova, profesoreshë universitare dhe aktiviste qytetare dhe të tjerë.

Ata ftojnë qytetarët të dalin përmes video adresimeve, statuseve në Facebook, me kornizën në Facebook “Glasaj/Voto” përmes ilustrimeve dhe mënyrave të tjera krijuese. Në fjalimet e tyre publike, mbështetësit e njohur të nismës shpjegojnë pse është e rëndësishme të votohet, cilat janë përfitimet e ushtrimit të së drejtës së votës, çfarë i motivon ata të jenë aktorë aktivë në shoqëri, se si zgjedhjet kontribuojnë në demokraci dhe, natyrisht, si duhet mbrojtur dhe të jemi të sigurt nga Kovid-19 në ditën e zgjedhjeve.

Përmes nismës së CIVIL-it, qytetarët mund të informohen për të drejtat e tyre dhe të gjitha aspektet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, përmes uebfaqes së re GLASAJ, VOTE.CIVIL.ORG.MK.

Ndër  tjera, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në këtë faqe në internet: «Kur janë zgjedhjet? Për çfarë po votojmë? Çfarë ndodh gjatë zgjedhjeve? Ku votoj? A kam nevojë për një dokument identifikimi? Me kë duhet të kontaktoj në rast parregullsish? Sa e sigurt është të votosh? Si mund të mbrohem gjatë votimit?”

Glasaj/Voto është emri i ngjarjes në Facebook në uebfaqen e CIVIL-it, ku qytetarët mund të shprehin mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme qytetare.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut na gjetën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit tonë kishte përparësi. Prandaj, në ditën e votimit, të gjithë duhet t’i përmbahemi masave të mbrojtjes, do të jemi të sigurt dhe të bindur që vota jonë do të kontribuojë në të ardhmen e vendit tonë – thuhet në tekstin e ngjarjes, ndërsa më poshtë janë përgjigjet e pyetjes “Pse është e rëndësishme për të dalur në votime më 15 korrik?”

“Sepse unë e dua vendin tim. Sepse duke votuar në zgjedhje, ne qytetarët qeverisim atdheun tonë. Sepse e drejta për të votuar është një e drejtë themelore e njeriut. Sepse kështu vendosim për ardhmërinë tonë dhe të vendit. Sepse e drejta për të zgjedhur është baza e çdo shoqërie demokratike. Sepse me votën e tyre, qytetarët nuk lejojnë askënd tjetër që të vendosë për ato. Sepse unë dua të ndikoj në politikat që janë të rëndësishme për jetën e përditshme. Sepse pjesëmarrja garanton legjitimitetin e përfaqësuesve të zgjedhur, por në të njëjtën kohë rrit përgjegjësinë e tyre. Sepse një shtet funksional ka nevojë për institucione funksionale dhe një mjedis të shëndetshëm për zhvillimin e demokracisë. Sepse çdo votë përcakton se në çfarë shoqëri do të jetojmë” – janë përgjigjet e këtyre pyetjeve të rëndësishme të propozuara nga FB ngjarja e CIVIL-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button