RMV, Qeveria miratoi Protokollin për punën e Qendrave ditore për fëmijë dhe personat me nevoja të veçanta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot në seancën e 74, miratoi Protokollin për punën e Qendrave ditore për fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta gjatë kohës së pandemisë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si kompetente në pjesën e kujdesit ditor për fëmijë dhe persona me pengesa, ka përgatitur protokoll, bazuar në vendimet, rekomandimet, dispozitat, protokollet dhe dokumentet e tjera të shkruara e të lëshuara nga Qeveria e RMV-së, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati shtetëror sanitary-shëndetësor, pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe fillimit me punë të qendrave të kujdesit ditor”, raportojnë nga Qeveria.

Në këtë seancë u miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Protokollit për mënyrën dhe kushtet për organizimin e ngjarjeve ekskluzivisht në hapësirë të hapur.

Qeveria në këtë seancë gjithashtu vendosi që 15 korriku të jetë ditë jo-pune në Maqedoninë e Veriut, pasi atë ditë zhvillohet procesi zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button