Zero tolerancë për parregullsi, presion dhe ryshfet në zgjedhje, premtoi Çulev

Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme gjatë vizitës në Jegunovc të Tetovës, premtoi se policia do të sigurojë shtrirje të punonjësve policor ashtu që të përfshijë maksimalisht territorin e gjithë vendit, transmeton Portalb.mk.

“Përcaktimi strategjik i MPB-së është të mundësojë që siguria e këtyre zgjedhjeve të jetë në nivelin sa më të lartë”, deklaroi Çulev.

Ai theksoi se si ministër i ka marrë gjithë masat e parapara që do të sigurojnë zgjedhje të tilla.

“Zero tolerancë për parregullsitë zgjedhore dhe ndaj gjithë llojeve të presioneve dhe ryshfetit ndaj votuesve”, premtoi Çulev.

Ministri vlerësoi se qytetarët duhet të dalin në zgjedhje, pasi ato  do të jenë fer dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button