RMV, Makinat i preferojmë, e numri i familjeve që kanë biçikletë është në rënie (Infografik)

Vetëm 33.5 përqind e familjeve në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar, kanë poseduar biçikletë në shtëpinë e tyre, por 65.7 përqind thanë se kishin makinë. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë për vitin 2019 tregojnë numra rekord për të dy mjetet e transportit, por për fat të keq me trend negativ për zhvillimin e transportit të biçikletave në vend. Vitet e fundit, numri i familjeve me biçikletë është zvogëluar gradualisht, me  ç’rast përqindja e familjeve që kanë poseduar këso mjeti për transport në vitin 2019 është më i ulëti gjatë dekadës së kaluar, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në të kundërt, statistikat tregojnë se numri i familjeve që posedojnë makinë po rritet nga viti në vit, me shkallën e motorizimit të popullsisë vitin e kaluar duke qenë shumë më e madhe në krahasim me një vit më parë. Te posedimi i biçikleta dhe makinave, prijnë pikërisht amvisëritë bujqësore. Madje 79.1 përqind e tyre kanë thënë se posedojnë makinë, por 47.8 përqind thanë se posedojnë edhe biçikletë.

Përballë tyre, vetëm 31.9 përqind e familjeve jo-bujqësore kanë poseduar biçikletë vitin e kaluar, ndërsa 62.8 përqind e tyre kanë pas makinë. Të dhëna të tilla statistikore për vitet e kaluara përkojnë me rritjen e vazhdueshme të numrit të makinave të regjistruara në vend, si dhe me importin e makinave të përdorura dhe të reja nga jashtë.

Nga nisma qytetare “Në biçikletë” thonë se shifra të tilla për mbajtjen e biçikletave për familje nuk flasin për numrin absolut të biçikletave në vend, sepse disa familje kanë më shumë se një biçikletë. Gjithashtu, statistikat nuk shpjegojnë shkallën në të cilën përdoren biçikletat.

“Është interesant që këto vite ka pasur kaq shumë subvencione nga disa komuna në të gjithë vendin, dhe numri i familjeve që zotërojnë biçikleta po zvogëlohet ?! Kjo tregon se ndërsa disa janë të interesuar të blejnë, të tjerët po humbasin biçikletat e tyre. Ose që biçikletat merren nga ato amvisëri kanë biçikleta” – thonë për “Meta.mk” nga “Në biçikletë”.

Përkundër kësaj, ata besojnë se subvencionet komunale për biçikleta kanë bërë një punë të mirë për të popullarizuar përdorimin e këtij mjeti për transport. Në të njëjtën kohë, “Në biçikletë” theksojnë se statistikat tregojnë rritje të numrit të biçikletave në pronësi të familjeve bujqësore, ndërsa janë komunat ato që nuk kanë ndërtuar një rrugë të vetme të biçikletave ndërmjet vendbanimeve rurale në periudhën e kaluar. Sidoqoftë, “”Në biçikletë” vlerësojnë se në Shkup pjesëmarrja procentuale e trafikut të biçikletave në vitet e fundit është duke u rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button