Për shkarkimin e Vangellovskit dhe gjykatësve tjerë, Gjykata Kushtetuese do të ftojë edhe ekspertë pas zgjedhjeve, ku do të shihet se kush do të fitojë

Gjykata Kushtetuese do të shkojë deri në fund me iniciativën me të cilën do të rrëzoheshin të gjitha procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve në bazë të Ligjit të vjetër për Këshillin Gjyqësor, në bazë të të cilit i fundit nga funksioni u shkarkua ish-kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski. Në seancën e fundit, iniciativa kundër ligjit të vjetër dhe jo ekzistues (sepse ekziston një e re) nuk u hodh poshtë, shkruan Portalb.mk.

Përkundrazi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të organizojë një seancë përgatitore në të cilën do të ftohen ekspertë. Por, kjo është lënë pas zgjedhjeve të caktuar më 15 korrik, kur do të dihet se kush do të fitojë. Iniciativa të vjetra që presin me vite të tëra dhe kurrsesi nuk vinë në radhë ose mezi vinë pas 3-4 vitesh, ndërkohë në seancë hapet rruga për iniciativa të parashtruara rishtas.

Për shkak të kalkulimit të këtillë të nëntë, e nga prilli tetë gjyqtarë kushtetues, por edhe për shkak të efikasitetit dhe ekspertizës së shumicës së gjyqtarëve në gjyqësorin e rregullt, edhe sondazhi i fundit i Institutit Kombëtar Demokratik të SHBA të realizuar në qershor, tregon se niveli i besimit në të është jashtëzakonisht i ulët. Vetëm 2 përqind e të anketuarve kanë besim të plotë në gjyqësor.

Pas 8 muajsh të kaluar ulur në sirtar pas seancës dëgjimore, Gjykata Kushtetuese e vuri për ditën e nesërme në votim nenin 353 për abuzim me pozitën dhe kompetencat zyrtare, për prokurime publik. Me atë, kërkuesi kërkon të ulet dënimi fillestar me burg nga 5 vjet në 4, me çka do të vjetroheshin lëndët e PSP-së, në të cilat akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe të tjerët, si dhe hetimet për krime financiare me shuma milionëshe që tashmë janë shpërndarë nga Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski.

LEXO: Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin

LEXO: Jovo Vangellovski ka iniciuar shkarkimin e gjyqtarëve të cilët duhet të konfirmojnë largimin e tij nga Supremja

LEXO: Kjo është pasuria e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski

LEXO: Supremja e hodhi poshtë ankesën – Vangellovski edhe zyrtarisht u shkarkua

LEXO: Gjykata Kushtetuese do të  diskutojë për nenin e një ligji që nuk ekziston, në bazë të të cilit është shkarkuar ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button