fbpx

Koalicioni “Tash është koha”: 25 mijë vende të lira të punës

Koalicioni “Tash është koha”, pjesë e së cilës është Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot në Forinë kanë premtuar 25 mijë vende të reja të punës, si dhe kanë garantuar që nuk do t’i rrezikohet vendi i punës asnjë shqiptare për shkak përkatësisë etnike, transmeton Portalb.mk.

“Duke shpalosur pjesë të programit, ata premtuan se do të jenë zëri i vërtetë i shqiptarëve në kuvend, krijimin e 25.000 vendeve të lira të punës, zhvillim të barabartë të rajoneve shqiptare me ato maqedonase dhe mbajtjen e rinisë në vendlindje”, deklarojnë nga koalicioni.

Ata premtuan se me ndryshimin e pushtetit, nuk do të rrezikohet vendi i punës për asnjë shqiptar, pavarësisht përkatësisë partiake.

“Sela premtoi se nëse ky koalicion fiton zgjedhjet, nuk do t’i rrezikohet vendi i punës asnjë shqiptari për shkak të përkatësisë partiake. Sela njëherit theksoi se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është një përpjekje për të kamufluar diskriminimin dhe shtypjen e shqiptarëve”, raportojnë nga koalicioni.

Ziadin Sela së bashku me Afrim Gashin, dy liderët e koalicionit, sot gjithashtu zhvilluan takime edhe në Tanushë, Llopat, Sopot dhe në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button