LSDM: 15 mijë euro për të rinjtë që duan të hapin kompanitë e tyre

Oliver Spasovski, kandidati për deputet nga radhët e LSDM-së, premtoi se në mandatin e ardhshëm të rinjtë do të subvencionohen me 15 mijë për hapjen e kompanive të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Me zhvillimin e ri ekonomik, mundësojmë grant deri 15 mijë euro për të rinjtë që kanë dëshirë dhe ide për hapjen e kompanive të tyre”, premtoi Spasovski.

Ai theksoi se kjo do të sjellë vende të reja të punës dhe kompani të suksesshme.

Spasovski gjithashtu premtoi se për të rinjtë e punësuar deri në moshën 29 vjeçare, në dy vjetet e para do të lirohen nga tatimi personal, të holla që do të orientohen direkt të i punësuari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button