DAP: Mediat mund të aplikojnë për subvencionim të kontributeve nga sigurimi obligativ social

Drejtoria e të ardhurave publike ka njoftuar që në pajtim me Dekretin me forcë ligjore për subvencionim të kontributeve nga sigurimi obligativ social për punonjës në media, punëdhënësit – mediat për çdo person të siguruar për muajt qershor, korrik dhe gusht 2020 e subvencionon 100 përqind të shumës për pagesë të kontributeve nga sigurimi obligativ social, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Për realizimin e të drejtës për subvencionim, punëdhënësi – media me Kërkesë për subvencionim të plotë të pagesës së kontributeve nga sigurimi obligativ social (formularë BS-KSDSM) në përllogaritjen mujore për arkëtim të integruar (MPIN formularë) për personin e siguruar për të cilin kërkon subvencionim të pagesës së kontributeve në fushën 3.23 e shënon shifrën 630. Për të parashtruar përllogaritjen duhet të merret versioni i ri i softuerit për klient”, njoftojnë nga DAP.

Qeveria para pak kohe ka njoftuar që ka tre kushte të cilat njëqind përqind do t’i mbulojnë kontributet e pagës së punonjësve në media dhe shtëpitë mediatike, televizionet, radiodifuzerët, mediat e shtypura si dhe internet portalet elektronike.

Kushti i parë është që mediat të cilat ua kanë zvogëluar pagat e punonjësve gjatë krizës t’i kthejnë në nivelin para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa i dyti është të mos kenë larguar asnjë punonjës nga puna, për shkak të krizës dhe i treti të kenë së paku tre punonjës me kohë të papërcaktuar.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button