Është ndarë nga jeta muzikanti dhe kompozitori i famshëm Ennio Morricone

Është ndarë nga jeta ne moshen 91 vjecare muzikanti dhe kompozitori i famshem, fituesi i cmimit Oskar, Ennio Morricone. Mediat e huaja shkruajnë se ai vdiq natën në një klinikë ne Itali, pas problemeve shëndetësore që kishte pasur, pas një rrëzimi. Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, në respekt “te ndjenjës së përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jetën e tij”.

Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016, shkruan Panorama.

Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së ti dhe ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Ata qe e bene te njiohur ishte kolona zanore e 390 filmave western.

Morricone ka fituar dy çmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button