Sela: Do të miratojmë ligj që kazino të ketë vetëm brenda hoteleve me pesë yje

Bartësi i listës kandiduese për deputet në Njësinë e gjashtë zgjedhore Ziadin Sela mbrëmë vonë në kuadër të aktivitete parazgjedhore dhe së bashku me kandidatët për deputet nga koalicioni i Aleancës dhe Alternativës “Tani është koha” prezantoi një pjesë të programit për këto zgjedhje.

Sela, i cili është kryetari partisë Aleanca për Shqiptarët, duke sqaruar pjesë të programit zgjedhor në fillim të fjalimit të tij, u përqendrua në kufizimin e lojërave të fatit dhe tha se në njëqind ditët e para pas ardhjes në pushtet ata do të miratojnë ligj që kazino të ketë vetëm brenda hoteleve me pesë yje.

Lideri i Aleancës së Shqiptarëve e kritikoi veprimin politik të oponentëve dhe fushatën e tyre me të cilën kërkojnë votë prej shqiptarëve dhe me këtë rast bëri pyetje publike.

“Nuk mund t’i kuptojë, si mund tani të kërkojnë shqiptarë të jetë kryeministër? Në pushtet janë 18 vite dhe kanë marrë mbështetje dhe vota të shqiptarëve. Si nuk e kanë realizuar deri tani idenë dhe çfarë kërkojnë tani në të vërtetë”, tha Sela, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button