BDI premtoi grante prej 20.000 euro për secilin fermer të ri nën moshën 35 vjeç

Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi sot vizitoi fshatin Gërçec ku realizoi takim me bujqit dhe fermerët e këtij vendbanimi. Gjatë vizitës ai për së afërmi u njoftua me nevojat e tyre dhe njëherit ua prezantoi aspektet e përcaktimit të tij për zhvillim të bujqësisë dhe për mbështetjen e fermerëve.

“Qeveria do të jetë një shtyllë mbështetëse e fuqishme për të gjithë fermerët dhe bujqit në vendin tonë. Ju jeni ata që me punën tuaj dhe me prodhimet tuaja ushqeni popullin, ndaj përcaktimi ynë është që me një fokus të veçantë të trajtohen të gjitha sfidat me të cilat ballafaqoheni, ndaj planifikojmë mbështetje vjetore për këtë sektor prej 200 milion eurosh, për modernizim të makinerisë bujqësore, investime ne infrastrukture rurale, investime kapitale ne sistemet për ujitje etj”, theksoi Ziberi, transmeton MIA.

Maqedonia e Veriut pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe bujqësia do të jetë një nga temat thelbësore gjatë negociatave, sepse Bashkimi Evropian bujqësinë dhe fermerët i ngrenë në shkallën më të lartë të interesit, ndaj në këtë sektor do të ketë reforma shumë serioze të cilat do të na përmirësojnë jetën të gjithëve, potencoi Ziberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button