Mjekët e lodhur të SPQ “8 shtatori” do të marrin nga dy javë pushim

Stafi mjekësor i SPQ “8 shtatori”, spital ky që ka katër muaj që funksionon si qendër për koronavirus, do të marrin nga dy javë pushim.

Drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, deklaroi për Nova se, listat për pushim të mjekëve veç më janë bërë, po bëhet orari për infermieret që të shihet se kush do të ketë prioritet për pushim dhe kush do të ngelet për në shtator.

“Nga 10 korriku do të mund të shfrytëzojnë pushim nga dy javë. Listat për mjek veç më janë bërë, ndërsa për infermieret po bëhen analizë, sepse disa prej tyre që ishin pozitiv apo në vetizolim kanë qëndruar në shtëpi më shumë kohë, disa edhe një muaj dhe ata do të mund të marrin pushim në shtator”, deklaroi Kostov.

Javën e kaluar, mjekët e spitalit “8 shtatori” kërkuan që të ndalet pranimi i pacientëve të ri me Covid – 19, sepse tani më nuk ka vend, të gjitha vendet janë të mbushura ndërsa të punësuarit janë të lodhur dhe të rraskapitur.

Aty momentalisht ka rreth 150 pacientë me Covid, ndërsa në repartet ku janë të sëmurët me gjendje më kritike, ku janë të vendosur në respirator dhe në maska me oksigjen situata është dramatike, transmeton Portalb.mk.

Infermieret punojnë në kujdestari nga 24 orë çdo katër ditë, nga dy në ndërrim. Katër orë janë me pajisje mbrojtëse, skafandër, maska, syza, disa palë doreza, më pas 4 orët e ardhshme pushojnë dhe janë ashtu 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button